Bundesministerium
Soziales, Gesundheit, Pflege
Und Konsumentenschutz
Vaksina COVID-19
Përmbledhje e informacioneve më të rëndësishme
Përditësuar më: Qershor 2021
Vaksinimi të mbron ty dhe familjen tënde!
Vaksinimi kundër COVID-19 është bileta jonë drejt daljes nga pandemia. Kushdo që tashmë është vaksinuar, po mbron veten dhe të tjerët përreth. Mendo për shëndetin tënd dhe të miqve e familjes tënde, vaksinohu! Mund të gjesh më shumë informacion në faqen e uebit të Ministrisë Federale të Austrisë për Çështjet Sociale, Shëndetin, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit: Pyetje të shpeshta në gjuhë të tjera (sozialministerium.at) ose Coronainfo: Fondi Austriak i Integrimit (Österreichischer Integrationsfonds, ÖIF).
Vaksinat COVID-19
Këto vaksina janë testuar në mënyrë rigoroze nga ekspertë të autoritetit Europian dhe janë shumë të sigurta. Vaksina po funksionon: numri i infektimeve po ulet ndjeshëm në grupet me shumë persona të vaksinuar.
Si funksionojnë vaksinat
Në rastin e vaksinave COVID-19 të disponueshme për momentin, trupi injektohet me një “plan” me anë të të cilit mundet të formojë në mënyrë të pavarur një komponent sipërfaqësor të koronavirusit. Sapo sistemi imunitar e gjen, trupi fillon të prodhojë antitrupa. Këta antitrupa ndihmojnë kundër sëmundjes në rast infektimi me koronavirus.
Në vaksinat mRNA, ky plan është i paketuar në globula të vogla dhjami. Në rastin e vaksinave vektoriale, paketohet në një tjetër virus tërësisht të padëmshëm.
Vaksinim i sigurt
Një studim I fundit tregon: më shumë se 50% e personave me një historik migrimi në Austri duan patjetër të vaksinohen kundër COVID-19 sapo ta kenë mundësinë. Sidoqoftë, kjo do të thotë edhe se pothuajse 50% ende duhet të binden rreth përfitimeve të vaksinimit. Vetëm duke u vaksinuar mundesh të mbrosh veten ndaj sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjata të mundshme.
Reagimi tregon efekt
Mund të ndodhë që vendi i vaksinimit në trup mund të skuqet, fryhet, nxehet apo të shkaktojë dhimbje. Po ashtu, mund të shfaqen simptoma si dhimbje koke, marrje mendsh dhe temperaturë e lartë.
Këto simptoma të mundshme janë shenjë e një reagimi normal të trupit ndaj vaksinës. Nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar dhe zhduken vetvetiu brenda pak ditësh.
Përmbledhje e shkurtër: Para se të bësh vaksinën COVID-19
A duhet të paguaj për të bërë vaksinën?
Mund të vaksinohesh kundër COVID-19 falas.
Ku mund të vaksinohem?
Vaksinimet bëhen në qendrat e vaksinimit dhe tek doktori i regjistruar nëse e ofron vaksinën kundër COVID-19 si shërbim shtesë. Mund të gjesh më shumë informacion kur të regjistrohesh për të kryer vaksinën.
Ku mund të regjistrohem?
Personat e gatshëm për tu vaksinuar mund të regjistrohen përmes platformave të provincave federale Austria po vaksinon – Iniciativë kundër koronavirusit (osterreich-impft.at) ose përmes telefonit tek T: 1450. Ndihma gjatë regjistrimit në gjuhë të ndryshme ofrohet nga Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF) në numrin T: +43 1/715 10 51 – 263.
Çfarë duhet të kesh me vete gjatë vaksinimit:
- E-card (nëse e ke)
- Çertifikatë vaksinimi (nëse e ke)
- Mjet identifikimi të alergjive (nëse e ke)
- Opsionale: “Formulari i të dhënave dhe dokumentimit / Vaksina COVID-19”
Përmbledhje e shkurtër: Pasi të bësh vaksinën COVID-19
Cilat masa mbrojtëse duhet ende të zbatoj?
Masat mbrojtëse si distanca minimale, testimi dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishme në çdo rast derisa shumica e njerëzve të vaksinohen. Kjo mbron të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende.
Cilat janë përfitimet e vaksinimit?
Duke u vaksinuar, ti mbron veten dhe të tjerët rreth teje. Gjithashtu, detyrimi për të kryer teste apo për të qëndruar në karantinë për shumë nga mënyrat e hyrjes apo pas kontaktit me një person të infektuar, nuk zbatohet më.
Udhëtimi i sigurt
Disa vende kanë nivel të ulët infektimi, ndërsa të tjera kanë rrezik më të madh. Situata është nën vlerësim të vazhdueshëm për të siguruar udhëtim sa më të sigurt.
Pyetje të shpeshta rreth udhëtimit drejt Austrisë mund të gjenden tek: Pyetje të Shpeshta: Udhëtimi drejt Austrisë (sozialministerium.at)
Kur mund të udhëtoj sërish e të vizitoj familjen?
Të gjithë personat e vaksinuar, testuar apo që janë shëruar mund ta vërtetojnë këtë përmes Pasaportës së Gjelbër (Green Pass). Kjo pasaportë bën të mundur hyrjen në ristorante, vizita kulturore apo në institucione sportive, si edhe udhëtimet e vizitat e familjarëve në mënyrë të sigurt sërish.
Ku regjistrohet vaksinimi nda COVID-19?
Vaksinimi ndaj COVID-19 regjistrohet në çertifikatën e e-vaksinimit si edhe në çertifikatën e vaksinimit në letër apo në kartën e vaksinimit.
Shënim:
Ky prezantim shërben si informacion i përmbledhur rreth vaksinës COVID-19. Në çdo rast, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para vaksinimit.